Presidenti prorus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të BRICS-it në Kazan të Rusisë mbrëmjen e 24 tetorit.
Dodik gjendet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në X, Dodik tha se me udhëheqësin rus ka diskutuar për përfundimin e tempullit serbo-rus në Banja Llukë dhe për forcimin e potencialit turistik të Serbisë dhe Rusisë.
“Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të takohem me një lider të madh botëror dhe një mik të sinqertë të Republikës Sërpaka”, shkroi Dodik.
Увијек је посебно задовољство сусрести се с великим свјетским лидером и искреним пријатељем Српске, предсједником Руске Федерације Владимиром Путином.
— Милорад Додик (@MiloradDodik) October 24, 2024
Односи Републике Српске и Русије су на никад бољем нивоу, чврсто утемељени нашим добрим и пријатељским везама.
На састанку је… pic.twitter.com/2j3t86mgBe
Në samitin, të cilin e organizoi presidenti rus, morën pjesë edhe liderët nga Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut dhe vendet e tjera që janë anëtarë ose që synojnë të anëtarësohen në BRICS, raporton REL.
Ky ishte takimi i pestë mes Dodikut dhe Putinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022 dhe takimi i 11-të që nga viti 2014.