image Dodik lajmërohet nga Moska, tregon pse ka shkuar atje

Botë

Dodik lajmërohet nga Moska, tregon pse ka shkuar atje

news image

Presidenti i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka mbërritur të hënën në Moskë. Ai ka shkruar në rrjetin social X se është atje për të bërë nderime për rënien e 28 milionë rusëve që u vranë në Luftën e Dytë Botërore.

Ai ka shkruar se do të jetë sërish në Rusi më 9 maj, me ftesë të presidentit Vladimir Putin, për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin.

Dodiku e ka vizituar Izraelin ditë më parë, derisa është thënë se fillimisht kishte aterruar në Beograd.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë ka kërkuar që të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun, i cili po akuzohet për cenim të rendit kushtetues të derivuar prej marrëveshjes së Dejtonit.

/GazetaSinjali/