image Dodik i shpallur në kërkim nga drejtësia e Bosnje dhe Hercegovinës, viziton sërish Moskën

Botë

Dodik i shpallur në kërkim nga drejtësia e Bosnje dhe Hercegovinës, viziton sërish Moskën

news image

Milorad Dodik, i shpallur në kërkim nga drejtësia e Bosnje dhe Hercegovinës, sërish do të udhëtojë për në Federatën Ruse, ku pritet të zhvillojë një takim bilateral me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Sergej Shoigu.

Takimi do të mbahet në kuadër të “Takimit të XIII Ndërkombëtar të përfaqësuesve të lartë përgjegjës për çështjet e sigurisë”, i cili do të zhvillohet në Moskë, nga 27 deri më 29 maj, në qendrën kombëtare “Rusia”.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Shoigu, sipas njoftimit zyrtar, do të zhvillojë takime dypalëshe edhe me krerët e delegacioneve nga India, vende të ndryshme të Amerikës Latine, Azisë Juglindore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar pjesëmarrjen e Dodikut në këtë forum dhe ka paralajmëruar takimin mes tij dhe Shoigut si pjesë e agjendës zyrtare.

Gjatë këtij takimi, thuhet se ekspertë të fushës së sigurisë do të diskutojnë për çështje të sigurisë globale dhe rajonale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/