image Dodë Gjergji: Nënë Tereza është pasuruar shpirtërisht derisa ka ndihmuar njerëzit e varfër

Sociale

Dodë Gjergji: Nënë Tereza është pasuruar shpirtërisht derisa ka ndihmuar njerëzit e varfër

news image

Është kremtuar në Prishtinë mesha solemne e ditës së festës së Shën Terezës, në të cilën u kujtuan veprat e humanistes shqiptare.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, dha mesazhe për paqe derisa përmendi kontributin e Nënë Terezës për të ndihmuar njerëzit e varfër. Ai e quajti atë “Nëna e botës”.

“Nënë Tereza në gjithë jetën e saj është përpjekur që të jetë e përvuajtur deri sa i ka dhënë një gotë ujë të varfëritë atë gjë  e ka bërë me përvujtërinë më të madhe të njeriut. Ajo u bë zëri më i famshëm dhe më i fuqishëm në shekullin njëzetë, pse, sepse nuk pati frikë se do ta gjykonin të tjerët as se do të humbas mbështetjen”, tha Dodë Gjergji.

Po ashtu, Dodë Gjergji u shpreh se kërkesa e Nënës Terezës ishte lutja për njerëzit e varfër edhe kur ajo nuk është më.

5 shtatori shënon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, misioni i së cilës ishte jeta në shërbim të të tjerëve.

Shtatë vjet më parë Papa Françesku vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike me prejardhje shqiptare. /KP/

/GazetaSinjali/