Asnjë lloj i ujit, duke përfshirë edbe ujin mineral nuk përmban kalori dhe yndyrë.
Disa studime të fundit kanë treguar se një ndër llojet më të shëndetshme të ujit është edhe ai mineral.
Duke pirë ujin e gazuar çdo ditë ju do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien.
Andaj këtu do të ju tregojmë disa nga dobitë nga uji mineral:
- Ndihmon në humbjen e peshës, për ata të cilët janë me mbi peshë.
- Ndihmon në forcimin e eshtrave tuaj.
- Magnezi i cili gjendet në përmbajtjen e tij, luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e një niveli normal të tensionit të gjakut.
- Ulë rrezikun nga kolesteroli.
- Ndihmon në tretjen e ushqimit, sepse është një burim i madh i sulfateve.
- Mban muskujt tuaj të shëndetshëm dhe ç’lodh ata.
- Parandalon rrezikun e gurëve në veshka.
- Uji mineral veç të tjerave, ndihmon që lëkura juaj të jetë më e pastër, dhe më e shëndetshme.
- Ndihmon edhe shëndetin kundër reumatizmit dhe artritit.
- Mbron organizmin tuaj nga toksinat./Gazeta Sinjali/