image Do të votohet sot për president, Begaj: Shqipërinë mbi gjithçka

Shqipëri

Do të votohet sot për president, Begaj: Shqipërinë mbi gjithçka

news image

Pak orë para se të votohet si presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh ku ndër të tjera njofton se e ka nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e kreut të Forcave të Armatosura.

Teksa thekson se nuk është i mirë me fjalët dhe kërkon nga mediat që ta mirëkuptojnë në këtë pjesë, Begaj thotë se nëse votohet nga kuvendi si kreu i shtetit, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të vazhdojnë të jenë filozofia e punës së tij ashtu si në Forcat e Armatosura.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar. Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka”, tha ai në një letër, shkruan Euronews.al.

Janë 37 deputetë të PS-së ata që e kanë propozuar Bajram Begajn si kandidatin e mazhorancës për president të Shqipërisë.

Nënshkrimet u morën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së të thirrur nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e së shtunës dhe iu dërguan Kuvendit siç parashikon ligji.

/GazetaSinjali/