Një video e fundit e publikuar nga aktorja Arjola Demiri, sipas saj video “funny”, ka nxitur debat të ashpër në rrjet.
Aktorja ka realizuar një video me vajzën e saj Ale Demiri, që e ka titulluar “I’m moving to Japan mom (Po zhvendosem në Japoni mami)”.
Videoja nis me vajzën e Arjolës e cila thotë që po bën gati gjërat e saj, teksa merr një valixhe dhe fut qenin e saj aty. Më pas ajo merr valixhen, e ndjekur nga Arjola, dhe me qenin në valixhe shkon drejt ashensorit.
Sipas Arjolës gjithçka është në kuadër të shakasë dhe ishte “thjesht një video funny”, por disa nga ndjekësit e saj nuk mendojnë kështu. Mes komenteve të ndjekësve të saj duke qeshur, vihen re edhe kritika nga disa të tjerë. Kjo për faktin se e kanë futur qenin në valixhe.