Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko paralajmëroi themeluesin e kompanisë private ushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë tentativës së kryengritjes se ai “do të shtypej si një insekt” përpara se të shkonte në gjysmë të rrugës për në Moskë.
“Unë i thashë atij: “Ti thjesht do të shtypesh si një insekt gjatë rrugës. Pavarësisht nga fakti se trupat, siç më ka thënë Putin herë pas here, janë të hutuar në vijën e frontit. “, tha Lukashenko, i cili zhvilloi negociata me Prigozhin për të zgjidhur situatën.
Pavarësisht rebelimit të wagner-it, edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, një aleat i njohur i presidentit rus Vladimir Putin theksoi se sovraniteti i tij nuk vihej në dyshim. “Unë nuk i kushtoj shumë vëmendje kësaj ngjarjeje,” tha lideri hungarez në një intervistë për mediat gjermane i pyetur për këtë situatë.
“Nëse kjo kryengritje mund të ndodhë, është një shenjë e qartë dobësie. Por nëse zgjidhet brenda 24 orëve, është një shenjë fuqie,” tha Orban. “Ju e dini që Putin është presidenti i Rusisë. Pra, nëse dikush mendon se mund të dështojë ose të zëvendësohet, ai nuk e kupton popullin rus dhe strukturat e pushtetit rus”, sipas tij.
“Strukturat në Rusi janë shumë të qëndrueshme. Ata mbështeten te ushtria, te shërbimet sekrete, te policia, kështu që është një lloj vendi tjetër, është një vend i përkushtuar ndaj ushtrisë,” shpjegon Orban.