Zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta, ka folur para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë për mënyrën se si skuadra do të interpretojë këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë.
“Berisha mungon? Natën e kaluar ishte i sëmurë, nuk ishte mirë, deri sot pasdite. Ndaj kjo është arsyeja pse nuk është në portë sot.
Ideja është të luajmë njëlloj. Seferi vrapoi shumë ndaj Çekisë, pastaj Kufal i tyre ishte lojtar i mirë që bëri më shumë vrapime në krah. Ne besojmë se na duheshin këmbë të freskëta dhe Uzuni u bë pjesë e formacionit sot.
Ndaj Çekisë ishte një ndeshje e vështirë se Çekia është një skuadër fizike. Por mendoj se të gjithë lojtarët janë gati të japin përsëri maksimumin. Nivelet e energjisë janë të mira, edhe psikologjikisht janë mirë. Qasja është e mirë se është një ndeshje e rëndësishme për ne.
Do të luajmë njëlloj si gjithmonë, ne themi gjithmonë të njëjtën gjë, që në shtëpi apo jashtë luajmë për fitore. Ne duhet të luajmë futboll tërheqës, por duhet të jemi të organizuar në prapavijë, se Polonia ka lojtarë të mirë në fazën ofensive. Por do të luajmë gjithmonë siç po bën Shqipëria në çdo ndeshje”, tha për “SuperSport” Zabaleta.