Protestuesit e mbledhur në qendër të Tirana kanë nisur marshimin rreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se një pjesë e pjesëmarrësve synojnë të qëndrojnë në protestë edhe gjatë natës.
Aktivisti Arben Kola deklaroi para të pranishmëve se protesta do të vazhdojë me rrethimin simbolik të institucionit qeveritar.
“Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë të lirë”, u shpreh ai.
Tubimi ka mbledhur qytetarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe nga diaspora, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe zhvillimeve politike në vend.
Gjatë protestës janë mbajtur fjalime dhe janë shpalosur mesazhe kundër qeverisjes aktuale, ndërsa organizatorët e kanë cilësuar pjesëmarrjen si një nga më të mëdhatë të kohëve të fundit.
Deri më tani, protesta është zhvilluar pa incidente të mëdha, ndërsa forca të shumta policore janë vendosur në zonë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!