image Djegia e 20 fëmijëve në konviktin e shkollës në Guajana, zjarri u vu nga një adoleshente që i kishin marrë telefonin

Botë

Djegia e 20 fëmijëve në konviktin e shkollës në Guajana, zjarri u vu nga një adoleshente që i kishin marrë telefonin

news image

Zjarri që mori jetën e 19 fëmijëve, 18 vajzave dhe një djali të vogël të dielën në një konvikt shkolle në Guajana u ndez nga një vajzë e zemëruar që i ishte marrë celulari, tha një burim qeveritar për AFP të martën.

“Një studente dyshohet se shkaktoi zjarrin shkatërrues për shkak se i morën celularin e saj,” tha policia gjithashtu të martën në një deklaratë për shtyp në lidhje me zjarrin e shkollës në Mahdia.

Burimi sqaroi se e reja kishte pranuar se ishte përgjegjëse. Zyrtarët e konviktit “i konfiskuan telefonin celular dhe vajza kërcënoi se do t’i vinte zjarrin ndërtesës dhe se e gjithë bota do ta dëgjonte”, tha zyrtari.

E mitura shkoi në banjë, spërkati një perde dushi me insekticid dhe i vuri flakën me shkrepëse. Mediat raportuan se zjarri ishte aq i rëndë saqë u desh testimi i ADN-së për të identifikuar disa viktima.

Zjarri u etiketua më parë si një “katastrofë e madhe” nga presidenti Irfaan Ali./abcnews.al

/GazetaSinjali/