image Drejtori i shkarkuar dje nga Albulena Haxhiu drejton akuza për laborator droge

Kosovë

Deklaratë/ Drejtori i shkarkuar dje nga Albulena Haxhiu drejton akuza për laborator droge

news image

Rrahim Rama ish-krye shef i AAPSKI (Agjencia për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar”, u shkarkua nga Ministria e Drejtësisë, teksa tha se shkarkimi i tij është antiligjor.

Sipas Ramës nuk ka pasur gjetje që ai të ketë shkelur ligjin por janë vetëm supozime.

“Ata me shirita të kuq që shkojnë në ministri pas orës 16:00 më kanë shkarkuar vetëm me supozime dhe jo me fakte”, tha ai.

Ai akuzon familjen e këshilltares së ministres në detyrë, Albulena Haxhiut, Nazlie Balajt, duke thënë se kanë pasur laborator droge.

“Kjo Nazlie Balaj bashkë me Xhelal Sveclën me datë 19 mars në kohën kur Kosova do të thotë hyri në pandemi kanë shku e kanë vizitu agjencinë. Kjo në fakt nuk është dashur asnjëherë të jetë këshilltare e ministres familja e saj kanë pasur laborator të drogës. Ne agjencia ia kemi mbyll atë laborator”, është shprehur ai.

Ai e ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje politike ne stafin civil.

“Qeveri si kjo kurrë nuk kemi pasur këta kanë ndërhy në punën tonë non-stop. Ndërhyrjet politike të kësja qeverie ishin të tmerrshme”, ka thënë Rama në Frontal.

Rrahim Rama ka akuzuar gjithashtu edhe vet ministren në drejtësi Albulena Haxhiu duke thënë se ka bërë trysni për të marrë vetura pa regjistrim zyrtar.

“Vet ministrja ka ardhur në zyrën time edhe i ka kërkuar tri vetura me regjistrim jo zyrtar, po unë nuk kam pranuar”, ka thënë Rama./ Gazeta Sinjali/