Sot është arrestuar Valton Makolli, personi i cili kërkohej nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se kishte kryer veprën penale “mashtrim”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë përkatëse.
“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 08:00, në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim, të cilit i është shqiptuar masa e arrestit policor. Aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/