Në Kllokot të komunës së Vitisë për një rast jo të zakonshëm është ftuar të intervenojë Policia e Kosovës.
Djali ka rrahur babanë e tij fizikisht të nacionalitetit serb, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar djalin për shkak të sulmit fizik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull K-Serb. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/