image Djali me probleme psikike dyshohet se e rrahu nënën në Mitrovicë të Veriut – refuzoi edhe trajtimin mjekësor

Siguri

Djali me probleme psikike dyshohet se e rrahu nënën në Mitrovicë të Veriut – refuzoi edhe trajtimin mjekësor

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Veriut, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është D. I., 31 vjeç, ndërsa viktimë Sh. I., 65 vjeç.

Sipas burimeve, rreth orës 21:00, nëna ka raportuar se djali i saj, i cili sipas deklarimit të saj ka probleme të shëndetit mendor, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ajo ka njoftuar gjithashtu se ai kishte refuzuar të merrte trajtimin mjekësor dhe barnat e përshkruara, për t’u larguar më pas nga banesa.

Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shoqërojnë të dyshuarin në stacion policor.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/