Djali i Will Smith, Jaden Smith, do të hapë restorantin e tij të parë i cili do të ofrojë ushqim vegan, falas për njerëzit e pastrehë.
Aktivisti 22-vjeçar, kishte nisur kohë më parë aksionet e tij për të ndihmuar komunitetet në gjendje të rëndë.
Duke folur për “Variety” rreth projektit të tij të ri, Jaden ka sqaruar se secili mund të hajë ushqim në këtë restorant, mirëpo konsumatorët që nuk janë të pastrehë do të paguajnë më shumë se që kushton ushqimi, në mënyrë që kështu të paguhet edhe ushqimi që do të hanë të pastrehët.
“Kjo po bëhet që të ndihmohen të pastrehët të marrin ushqim falas. Mirëpo, nëse nuk jeni i pastrehë ju duhet të paguani më shumë se çmimi real i ushqimit, sepse kështu paguhet edhe ushqimi për të pastrehët”, ka thënë Smith.
Në vitin 2019, Jaden kishte krijuar edhe restorantin e tij lëvizës, në një kamion, të cilin e kishte quajtur “I Love You Food”, me të njëjtin qëllim.
Kamioni i cili ofronte ushqim falas ka ndihmuar mijëra të pastrehë në Los Angeles e New York që të ushqehen. /Gazeta Sinjali/