Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se djali i tij, Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.
Presidenti serb lajmin e dha në Instagram.
“Biri im ishte infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar Vuçiq. /Gazeta Sinjali/