Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, gjatë zbulimit të shtatores së babait të tij pranë stadiumit në kryeqytet, tha se futbolli i tejkalon shumë gjëra e kjo është vlera të cilën e ka përçuar vet Fadil Vokrri.
Sot u përurua shtatorja e njeriut që dha gjithçka për futbollin kosovar, Fadil Vokrri.
Djali i tij, Gramoz Vokrri tha se kjo shtatore le të shërbejë si inspirim se me punë e vullnet arrihet gjithçka.
“Ky stadium, kjo kombëtare, kjo federatë është një realitet i padiskutueshëm që u ndërtua falë këtij mentaliteti”, u shpreh Gramoz Vokrri.
Menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.
Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi. /Gazeta Sinjali Sporti/