image Djali i Remzi Hoxhës: Ky person është i implikuar në vrasjen e babait tim

Rajon

Shqipëri/ Djali i Remzi Hoxhës: Ky person është i implikuar në vrasjen e babait tim

news image

Ardian Hoxha, i biri i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i zhdukur para 24 vitesh ne Shqiperi, ka zbuluar sot emrin e një personi, që sipas tij ka qenë deshmitari kryesor dhe i implikur në vrasjen e të atit.

Në një konferencë për media, ai theksoi se Budjon Meçe, nuk është më gjallë. Deklarata e dhënë në përkujtim të 24-vjetorit të vrasjes së të atit, akuzoi qeverinë “Rama” se deshtoi të zbardhte ngjarjen dhe zbuloi edhe bisedat që ka bërë me Saimir Tahirin në kohën që ai ishte në krye të Ministrisë se Brendshme.

“Mandati i dytë i qeverisë Rama dhe asnjë nga këta persona që ishin marrë me cështjen e babait tim nuk e kanë ngritur zërin. Kemi bërë tentativa për të takuar edhe kryeministrin Rama, vetë e kam takuar dy herë. Saimir Tahirit ja kam nënvizuar që Budion Meçeja ka qenë i implikuar, në email shihet edhe përgjigja e tij, se do ja kalonte policisë, por që nuk është bërë asgjë. Tashmë kam informacionin se Meçeja nuk është i gjallë më. Kemi humbur një rast për të zbardhur drejtësinë. Kjo është shumë zhgënjyese për ne familjarët, pasi kishim shpresa të mëdha se do na ndihmonte të gjenim eshtrat. Kjo tregon se edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar të zbardhë rastin e babit tonë. Babi im, si shumë njerëz të tjerë, jetën e ka humbur për kombin shqiptar. Është shumë zhgënjyese për ne dhe shumë familje të tjera”, tha djali i Remzi Hoxhës.

Ai tregoi se po bëhen gati dy dokumentarë për figurën e të atit të tij. “Për të rritur presionin, ne kemi filluar të bëjmë edhe dokumentar për figurën e babait tim”, tha ai.