image Djali i policit në Mitrovicë plagos veten me armën zyrtare, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Siguri

Djali i policit në Mitrovicë plagos veten me armën zyrtare, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

news image

Djali i një zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicën Veriore është vetëplagosur sot me armën zyrtare të babait të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se i riu është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, pasi fillimisht ishte trajtuar në Spitalin Rajonal.

Sipas informacioneve të para, rasti dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre, në orët e pasdites, por ende nuk janë bërë të ditura motivet. 

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/