Djali i Jakup Krasniqit, Altini, është bërë sot pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës të udhëhequr nga Memli Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë i cili ka thënë se e “mirëpret një zë të ri”.
Derisa Altini është shprehur se është krenar që është djali i Jakup Krasniqit.
Ai do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.