image Djali i ish- nënpresidentit afgan vret vëllanë e vogël

Botë

Botë/ Djali i ish- nënpresidentit afgan vret vëllanë e vogël

news image

Policia afgane njoftoi se njëri djalë i ish-nënpresidentit afgan, Mohammad Mohaqeq, është vrarë nga vëllai i tij gjatë të shtënave që shpërthyen në shtëpinë e tyre në Kabul.

Mohaqeq më parë ka qenë komandant që ka luftuar kundër talibanëve, ish-deputet dhe zyrtar i lartë në qeverinë e Abdullah Abdullahut, shkruan “Free Europe”.

“Për fat të keq, një përleshje shpërtheu mes djemve të Mohaqeq-it në shtëpinë e tyre. Djali i tij, Hussain-i, e qëlloi me armë vëllanë e vogël, Baqir-in, duke e lënë të vrarë dhe duke i plagosur tetë anëtarë të tjerë të familjes”, tha shefi i policisë së Kabulit, Sayed Mohammad Roshandil.

Mohaqeq kishte garuar për president të Afganistanit në vitin 2004, por nuk kishte arritur të fitonte. Ai ka shërbyer edhe në Këshillin e Paqes, i cili ishte themeluar me qëllim të arritjes së pajtimit me talibanët.

Ndryshe, talibanët i kanë zhvilluar disa runde të negociatave me të dërguarin amerikan për ta zgjidhur konfliktin e gjatë në Afganistan, por deri më tash nuk është arritur ndonjë rezultat.