Në kohën kur në Kosovë po rriten rastet me COVID-19, ata që duhet të jenë shembull, po i shkelin masat kundër këtij virusi.
Sinjali merr vesh se Hatim Baxhaku i LDK-së, po merr pjesë në një dasmë të organizuar në një restorant në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Dasma po mbahet në restorantin “Premium Lindi” dhe Sinjali merr vesh se ky organizim është goxha i madh dhe nuk po respektohen masat antiCOVID.