image Djali i Gucatit kritikon Kurtin që nuk ka reaguar për dënimin e babait të tij dhe Haradinajt nga Specialja

Drejtësi

Djali i Gucatit kritikon Kurtin që nuk ka reaguar për dënimin e babait të tij dhe Haradinajt nga Specialja

news image

Musli Gucati, i biri i Hysni Gucatit, së fundmi ka reaguar në profilin e tij në Facebook, kundrejt Qeverisë Kurti, duke thënë se kjo qeveri nuk ka reaguar fare për dënimin e të atit të tij dhe Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale, të cilët u dënuan me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh.

Gucati ka thënë se kabineti i Kurtit reagon gjithmonë sa herë që dënohen njerëz të VV-së, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke thënë se shteti është i kapur, derisa shton se nuk kanë bërë asnjë reagim, për dënimin e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Sipas Musli Gucatit, një mos-reagim i tillë “lë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së“.

Reagimi i tij i plotë:

/GazetaSinjali/