image Djali i Gilit zbulon historinë që fshihet pas tatuazhit që ka nën sy

Bota e Yjeve

Djali i Gilit zbulon historinë që fshihet pas tatuazhit që ka nën sy

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili dhe djali i saj, Redoni, i janë bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania si një konkurrent i vetëm.

Gjatë një diskutimi me banorët, Redoni është pyetur se çfarë fshihet pas tatuazhit që ai ka nën sy.

“E kam që 7 vjet. Notorious (famëkeq) shkruan. Kam qenë në Greqi duke studiuar. Edhe doja të merresha me muzikë. Asokohe kam vuajtur shumë nga ankthi, dhe se dija nga se më vjen. Njëherë për të parë mos e kam hormonale, qëndrova 10 ditë pa bukë, veç ujë kam pi, për të parë mos më vjen nga ushqimi, por e kam patur gjenetike. E kam patur një fazë shumë rebele, gjaknxehtë, i shthurur, kam qenë shumë rebel“, tha ai.

/GazetaSinjali/