image Djali i David dhe Victoria Beckham i jep fund beqarisë

Bota e Yjeve

Djali i David dhe Victoria Beckham i jep fund beqarisë

news image

Brooklyn Beckham, djali i madh i Victoria dhe David Beckham, i propozoi për martesë modeles, Nicola Peltz.

Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht Brooklyn përmes një postimi në Instagram.

“Dy javë më parë i propozova për martesë shpirtit tim binjak dhe ajo tha po. Jam njeriu më me fat në botë! Premtoj të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë një ditë. Të dua zemër!”, ka shkruar David.

Menjëherë pas Brooklyn ka reaguar edhe Victoria Beckham, ku u shpreh shumë e lumtur.

“Lajmi më emocionues! S’mund të ishim më të lumtur që Brooklyn dhe Nicola po martohen. Ju uroj shumë dashuri dhe një jetë të mbushur me lumturi. Ne ju duam shumë”, -shkroi stilistja, ndërsa Nicola ia ktheu “Të dua shumë Victoria! Jam vajza më me fat në botë!”

Edhe pjesëtarët e tjerë të familjes i kanë dhënë publikisht bekimet çiftit. Sipas burimeve pranë familjes, David dhe Victoria janë shumë të lumtur që Brooklyn mori një vendim të tillë, pas shumë lidhjesh kalimtare.

Brooklyn, 21 vjeç dhe Nicola, 25, kanë rreth 9 muaj që janë lidhur dhe duket se janë gati për hapin e madh. Brooklyn është përfolur gjithmonë për lidhjet e shumta me vajza të njohura, ndërsa Nicola ka qenë për më shumë se 1 vit në një lidhje me Anwar Hadid, derisa i dhanë fund në maj të 2018-ës. /Gazeta Sinjali/