image Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, aderon në këtë parti politike

Kosovë

Aderime/ Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, aderon në këtë parti politike

news image

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi,  i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i Veselit:

“Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar. Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne”.