image Djali dyshohet se sulmoi babanë në Shtime, ndalohet për 48 orë

Siguri

Djali dyshohet se sulmoi babanë në Shtime, ndalohet për 48 orë

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtime, ku një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 07:05, në rrugën “Adem Jashari”.

Burimet bëjnë të ditur se viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij, pas një fjalosjeje mes tyre.

Sipas deklarimeve të palëve, mosmarrëveshja dyshohet se ka nisur pasi i dyshuari kishte marrë para nga kuleta e nënës dhe telefonin e saj, e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi gjatë natës.

Pas fjalosjes, situata dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, ku viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në Stacionin Policor, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/