image DJ i njohur shqiptar shkëputet nga muzika

Bota e Yjeve

DJ i njohur shqiptar shkëputet nga muzika

news image

Vik Kraja i njohur për publikun si DJ Vicky, pas më shumë se një dekade në skenën shqiptare është shkëputur nga muzika.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 60 mijë ndjekës, transmeton Sinjali.

Kraja ka falënderuar publikun që ka kërcyer me të, përderisa ka thënë se ndjehet i zhgënjyer nga industria muzikore.

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube që bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artista me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndra të mëdhaja sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha të bëhesha Dj.”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/B08hdlrHxso/

Më tutje Dj Vicky ka treguar se kjo shkëputje nuk do të jetë e përhershme, pasi që ai do të kthehet atëherë kur muzika në Shqipëri t’i kthejë sërish dëshirën për të dhuruar muzikë.

Kujtojmë që DJ Vicky kishte bashkëpunuar me artistë të njohur shqiptarë si: Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi, 2po2 e shumë të tjerë./Sinjali/