Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu para dy javësh më parë deklaroi se trafiku ajror do të funksionojë pa ndërprerje edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike. Sipas tij, krejt kjo pasi Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit ILS CAT 3B.
Por, fiks pas dy javësh, konkretisht sonte, ka pasur fluturime të anuluaranga Aeroporti i Prishtinës.
Mjegulla dyshohet të jetë shkaktari i anulimit të fluturimeve që janë paraparë të zhvillohen sonte.