image "Ditëlindje e festival, ku ka më mirë", Butrinti ndan pamje nga performanca e djeshme në Zvicër

Bota e Yjeve

“Ditëlindje e festival, ku ka më mirë”, Butrinti ndan pamje nga performanca e djeshme në Zvicër

news image

Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri performoi mbrëmë në festivalin “Alba Festival” në Zvicër, i cili festoi atje edhe ditëlindjen e 26-të, bashkë me familjarët e ngushtë kolegët dhe fansat, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, pas performancës me plot ritëm, Butrinti ka publikuar një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram, duke ndarë disa momente të bukura nga mbrëmja e djeshme.

Artisti shumë i dashur për publikun shqiptarë në Kosovë dhe Diasporë, ka zgjedhur video dhe foto nga performanca, teksa shihet edhe prezenca e këngëtarëve tjerë nga estrada me të cilët Butrinti ka bashkëpunime dhe një shoqëri shumë të mirë. Pranë Butrintit, nuk mungojnë Tayna, Mozzik, Kida, Ledri, Dafina e shumë tjerë.

“Birthday & festival, ku ka ma mirë”, ka shkruar këngëtari në postimin e publikuar në Instagram, i cili kishte lënë hapësirë për komente, ku mori urime me fjalët më të mira nga kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e duan muzikën e Butrintit.

View this post on Instagram

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official)

/GazetaSinjali/