image Ditëlindja e veçantë e deputetes Eliza Hoxha (Foto)

Showbiz/ Ditëlindja e veçantë e deputetes Eliza Hoxha (Foto)

news image

Këngëtarja, arkitektja dhe tanimë deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, feston sot ditëlindjen e 46-të.

Këtë ditëlindje, Eliza Hoxha e ka cilësuar të veçantë  pasi është e para që e ka festuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Hoxha publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqej krah deputetëve Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi.

“Një ditëlindje vërtetë e veçantë”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka pranuar si dhuratë lule nga kolegët e saj. /Gazeta Sinjali/