Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë një përmbledhje të vendimeve që u morën sot në seancën e Kuvendit.
Kusari-Lila bën me dije se në seancën e sotme u miratuan 8 marrëveshje ndërkombëtare dhe se u miratua një projektligj.
Ky është postimi i plotë i Kusari-Lilës:
Sot në seancën plenare të Kuvendi i Kosovës miratuam 8 Marrëveshje Ndërkombtare dhe miratuam në lexim të dytë 1 projektligj.
Ratifikimi i Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit.
Ratifikimi i Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian per pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ.
Ratifikimi i Vendimit Nr. 1/2022 të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Kosovë për Amendamentimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovës, për të zëvendësuar Protokollin III të tij në lidhje me Konceptin e “ Produkteve Origjinuese”.
Ratifikimi i “Marrëveshjes Dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Ratifikimi i “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”.
Ratifikimi i “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.
Ratifikimi i “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2021”.
Kuvendi sot miratoi në lexim të dytë Projektligjin nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit.