image Ditë e rëndë: Personi që vdiq pasi u godit nga rrufeja në Rahovec ishte 34-vjeçar

Siguri

Ditë e rëndë: Personi që vdiq pasi u godit nga rrufeja në Rahovec ishte 34-vjeçar

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për vdekjen e një personi i cili u godit nga rrufeja, derisa po punonte në një gurthyes në afërsi të fshatit Zatriq të Rahovecit.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën është një 34-vjeçar. Ai u dërgua fillimisht në QKMF-në e Malishevës, e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili ka dhënë detaje edhe për personin tjetër të cilin e ka goditur rrufeja i cili thotë se gjendet në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është  njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy përsona (shtetas turkë), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja.

Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij.

Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine.

Sipas mjekut kujdestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është iniciuar rast Hetim i Vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, sot për shkak të motit të ligë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Pejton në Prishtinë, ku një 30-vjeçar ka mbetur i vdekur nga goditja e një lisi.

Ndërkohë, gruaja që u lëndua po merr trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar në Emergjencë, se ajo ka lëndime të rënda, megjithatë është jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/