image Dita nis me aksidente, ndeshen dy vetura në Gjilan - lëndohet një person

Siguri

Dita nis me aksidente, ndeshen dy vetura në Gjilan – lëndohet një person

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Vetëm gjatë së djeshme kanë ndodhur mbi 40 aksidente trafiku, 17 prej të cilave me të lënduar. Sinjali mëson se edhe dita e sotme ka nisur me aksidente.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Kmetovc të Gjilanit dhe janë përfshirë dy automjete.

Shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia, derisa njëri nga shoferët ka qenë në përball kalim, kur ka goditur veturën tjetër. Për pasojë një person u lëndua, si dhe u shkaktuan dëme materiale.  Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Edhe mbrëmë, pak para mesnatës ka ndodhur një vetaksident, në fshatin Nashec të Prizrenit, ku për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

/GazetaSinjali/