Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta, që kryesisht shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu dyshohet se ndodhi edhe sot në Prishtinë, ku dita nisi me aksident.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se te rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ është shkaktuar aksident herët në mëngjes.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, ndërsa akoma s’dihet nëse ka të lënduar.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja nga Policia e Kosovës.