image Dita e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Kurtin, mbahet ceremonia në Vlorë

Politikë

Dita e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Kurtin, mbahet ceremonia në Vlorë

news image

Ka nisur ceremonia zyrtare për Ditën e Pavarësisë në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës.

Të panishëm kanë qenë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama dhe homologu i Kosovës, Albin Kurti.

Pjesë e ceremonisë është ngritja e Flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.

Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria shënon 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila ishte e pushtuar për rreth 500 vite.

Ishte Ismail Qemali bashkë me burra të tjerë të zotë që bënë të mundur shpalljen e Pavarësisë dhe shkëputjen e Shqipërisë nga ndikimi osman.

/GazetaSinjali/