image Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Shqipëri

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

news image

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin e policisë, të vendosur në kuadër të masave për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Disa protestues kanë çarë kordonin policor, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë për të stabilizuar situatën.

Pas disa momentesh tensionesh, gjithçka u neutralizua dhe protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.

Ata po vijojnë protestën teksa kanë bërë thirrje kundër ndërtimit teksa në duar mbajnë pankarta dhe flamuj të Shqipërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/