Për herë të tetë radhazi organizohet edhe në Kosovë. Këtë vit në qendër të vëmendjes është DREJTËSIA.
Për herë të tetë radhazi në Kosovë organizohen aktivitete në shënimin e Ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor #WDoR2022 (World Day of Remembrance for Road Traffic Victims). Si çdo vit, objektivat e kësaj ngjarje janë të sigurojnë një platformë për mbështetjen e viktimave të trafikut rrugor dhe familjet e tyre, për të:
• Kujtuar të gjithë njerëzit që humbën jetën dhe u lënduan rëndë në aksidente në rrugë;
• Pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës:
• Tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore të fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet;
• Avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet në rrugë;
Çdo vit, miliona viktima të tjera rrugore i shtohen numrit aktual prej mbi 50 milionë të vdekurve dhe qindra milionëve të lënduar, që nga vdekja e parë në rrugë 125 vjet më parë një fatkeqësi që vazhdon ditë për ditë në të gjitha vendet e botës. Është një pandemi e vërtetë, që prek në radhë të parë të pambrojturit tanë dhe të rinjtë tanë, e cila përveç traumës së lëndimit dhe humbjes së familjarëve ka edhe një ndikim shkatërrues ekonomik për vendet, komunitetet por edhe familjet. Prandaj, gjatë Dekadës së re të Veprimit 2021-2030, Dita Botërore do të ketë rolin e rëndësishëm për të ndihmuar në arritjen e objektivit të reduktimit të viktimave rrugore prej 50%.
WDoR2022 – Drejtësia
Zbatimi i legjislacionit rrugor, hetimi i plotë i aksidenteve, për të zbuluar nëse një krim është kryer dhe për të parandaluar përsëritjen, ndjekja penale dhe kompensimi civil janë të gjitha pjesë e sistemit të drejtësisë. Kur zbatohen seriozisht, në mënyrë të drejtë dhe të vazhdueshme, një sistem i tillë është ajo që meritojnë dhe dëshirojnë viktimat e aksidenteve rrugore që janë plagosur ose kanë humbur një anëtar të familjes si rezultat i shkeljes së ligjit ose neglizhencës së dikujt, pasi ai gjithashtu përfaqëson një faktor kryesor të parandalimin dhe kjo do të thotë se nga tragjeditë e tyre nxirren mësime në mënyrë që ato të mos përsëriten.
Shënimi i këtyre aktiviteteve në Kosovë koordinohet nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS (www.amrks.org) dhe Akademia Tempulli (www.tempulli.org). AMRKS është anëtare e Federatës Evropiane të Viktimave në Trafikun Rrugor FEVR. Sikurse viteve tjera, aktivitetet mbështeten nga Policia e Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Prishtinës, Byroja Kosovare e Sigurimeve, Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, Transfuzioni i gjakut, mediat, etj.
Kontaktet: Email: [email protected] Tel: 038 22 22 55 dhe 046 22 22 55