image Distria e artë, triumfon ne finalen e Grand Slamit ne Gjeorgji

Sporte Luftarake

Distria e artë, triumfon ne finalen e Grand Slamit ne Gjeorgji

news image

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit.

Ajo në finale mposhti Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria në finale shënoi fitore për vetëm një minutë e tetë sekonda.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë.

Kujtojmë se Distria Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova në këtë Grand Slam.

/GazetaSinjaliSporti/