image "Diskutime për gjendjen aktuale në arsim, tekstet shkollore dhe çështje tjera”, SBASHK nesër mban takim

Arsim

“Diskutime për gjendjen aktuale në arsim, tekstet shkollore dhe çështje tjera”, SBASHK nesër mban takim

news image

SBASHK nesër do të mbajë një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që nga çerdhet e deri në universitete.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Takimi do të nisë në orën 10:00, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK-ut.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor,  për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.”

SBASHK ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë takim.

Ministria e Arsimit këtë vit ka vendosur që mos t’i blejë librat shkollorë, por që t’i blejnë prindërit e më pas të subvencionohen nga prindërit.

/GazetaSinjali/