image Disa tornado të njëpasnjëshme godasin SHBA-në, 6 të vdekur

Botë

Mississippi/ Disa tornado të njëpasnjëshme godasin SHBA-në, 6 të vdekur

news image

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e disa tornadove që kanë goditur të dielën Mississippin. Guvernatori Tate Reeves shpalli menjëherë gjendjen e emergjencës për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e popullatës.

“Ne do të mobilizojmë të gjitha burimet e mundshme për të mbrojtur jetën dhe pronat e të gjithëve. Ju nuk jeni vetëm”, tha guvernatori Tate Reeves.

Në këtë periudhë si dhe e gjithë bota, SHBA po përballen me koronavirusin i cili i ka marrë jetën mijëra njerëzve. Në SHBA deri tani ka mbi 530 mijë të infektuar dhe mbi 20 mijë persona që kanë humbur jetën. Mississippi ka 2,781 raste me koronavirus nga të cilët 96 persona kanë humbur jetën. /Gazeta Sinjali/