Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një stuhie të papritur rrufesh që goditi një zonë malore në jug të Polonisë.
Sipas BBC, rrufetë mësohet se goditën një grup turistësh, të cilët ndodheshin në majën e Giewont, një mal i famshëm në vargmalet Tatra.
Ekipet e shpëtimit thanë se të goditur nga rrufetë në zonë janë të paktën 12 persona, megjithatë numri i saktë i viktimave apo të plagosurve nuk dihet ende. Mediat vendase shkruajnë se mes viktimave është edhe një fëmijë.
Rrufetë mësohet se goditën një kryq të madh metalik që ndodhet në majë të malit Giewont, gjatë kohës që në zonë ndodheshin shumë persona./Sinjali/