Të paktën nëntë persona kanë mbetur të plagosur në Kiev nga një sulm rus me dronë mëngjesin e së mërkurës në kryeqytetin ukrainas, njoftoi administrata ushtarake e qytetit.
Në shënjestër të sulmit ishte qarku Solomianki i kryeqytetit, thanë autoritetet.
“Një zjarr shpërtheu në disa banesa në një ndërtesë shumëkatëshe banimi. 18 njerëz u evokuan nga ndërtesa; 9 njerëz u plagosën, përfshirë një fëmijë”, thanë autoritetet.
Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 33 prej 62 dronëve që Rusia i lëshoi në drejtim të 10 rajone ukrainase, Kiev, Çerkasi, Hmelnitski, Harkiv, Zaporizhja, Donjeck, Dnipropetrovsk, Sumi, Çernihiv dhe Poltava, tha Forca Ajrore e Ukrainës, raporton REL.
Një ditë më parë, bombardimet ruse vranë katër persona në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.