Ky afat transferimesh sjelli mjaft ndryshime edhe për futbollistët kosovarë, shkruan Sinjali Sport.
Erion Sadiku u largua nga skuadra suedeze, Varbergs për t’u transferuar te Genoa U19.
Kurse, Milot Avdyli kaloi tek Arau dhe Kemal Ademi tek Karagrumruk.
Skuadrën e ndryshoi edhe ‘gardiani’ i portës së Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, i cili kaloi në formë huazimi tek Willem II.
Meritan Shabani u largua nga Anglia dhe u huazua te skuadra VVV Venlo kurse Arb Manaj u transferua te një skuadër tjetër turke në formë huazimi, e që është Balikesirspor./Sporti në Sinjali/