image Disa ditë pasi bota u fut në kaos, Microsoft paralajmëron se po haset me një vështirësi tjetër

Teknologji

Disa ditë pasi bota u fut në kaos, Microsoft paralajmëron se po haset me një vështirësi tjetër

news image

Gjiganti Microsoft javën e kaluar është përballur me probleme kibernetike të virusit CrowdStrike, i cili preku 8.5 milionë kompjuterë, kompani të ndryshme, transportin publik e agjencione botërore të cilat u detyruan të ndërprejnë funksionimin.

Shërbimet online të Microsoft-it janë goditur sërish edhe nga një tjetër problem.

Kompania bëri të ditur se është duke hetuar disa raste të raportuara nga përdoruesit të cilët janë ankuar se nuk po kanë qasje në shërbimet e saj.

Disa madje kanë raportuar se e kanë të pamundur që të kenë qasje edhe në email-et e tyre.  

 “Klientët mund të hasin në vonesa kur lidhen me shërbimet Azure. Ne kemi shumë ekipe inxhinierike të angazhuara për të diagnostikuar dhe zgjidhur problemin. Më shumë detaje do të jepen sa më shpejt të jetë e mundur,” njoftoi kompania.

/GazetaSinjali/