image Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, shtohen 448 policë të rinj

Kosovë

Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, shtohen 448 policë të rinj

news image

Gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, 448 policë të rinj, kanë diplomuar sot, në një ceremoni që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Policia po shton dhe forcon radhët e saj duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit të vendit.

Kurti potencoi se Policia e Kosovës këtë vit shënon 25 vjetorin e themelimit të saj, duke promovuar vlerat më të mira të shoqërisë.

/GazetaSinjali/