image Diplomati iranian i dëbuar nga Shqipëria i përkiste shërbimit sekret dhe do të hapte televizion shqip

Detaje/ Diplomati iranian i dëbuar nga Shqipëria i përkiste shërbimit sekret dhe do të hapte televizion shqip

news image

Një nga diplomatët e dëbuar së fundmi nga Tirana zyrtare, Ahmad Hosseini Alast ishte person që i përkiste shërbimit sekret iranian.

Ai kishte mbërritur në Shqipëri 4 vite më parë dhe mbante detyrën e atasheut kulturor të Iranit.

Sipas Top Channel , Ahmad Hosseini Alast ishte duke punuar me Balkan Sahar, një media në shërbim të politikës se Teheranit dhe me seli në Bosnje për të ndërtuar një televizion në gjuhën shqipe.

Burimet thonë se këtë detyrë ai e mori më 9 Gusht të vitit 2017, kur udhëtoi për në Teheran dhe u takua me përfaqësues të MOIS(shërbimi sekret i Iranit, Forcat Quds, Zv.Drejtorin e ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike), dhe menaxherin e rrjetit televiziv “Balkan Sahar”. Ata diskutuan për lehtësimin e krijimit të një rrjeti televiziv në gjuhën shqipe.

Para se të zhvendosej në Shqipëri, Ahmad kishte punuar për kater vite në shërbimin e këshillimit kulturor në ambasadën iraniane në Bullgari, ku ai inkurajoi 17-18 shtetas bullgarë të udhëtonin në Qom për të bërë trainime teologjike

Dy ditë më parë, ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj njoftoi se ka vendosur që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësueseve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.”