image Diplomati gjerman i reagon BE-së për liberalizimin e vizave ndaj kosovarëve

Botë

Diplomati gjerman i reagon BE-së për liberalizimin e vizave ndaj kosovarëve

news image

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se BE-ja tani duhet të veprojë që premtimin e saj ndaj kosovarëve për liberalizimin e vizave, ta realizojë.

Ai ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtim i paplotësuar i Bashkimit Evropian.

Duke shpërndarë një postim të vitit 2018 të Komisionit Evropian përmes së cilit konfirmohej se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim, Ischinger ka shtuar se për shkak të vonesës në këtë proces, besueshmëria e BE-së është në diskutim.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – Besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger/ Gazeta Sinjali/.