image Diplomati amerikan: Konfirmimi i de-eskalimit nuk është me fjalë, por me veprime të autoriteteve të Kosovës

Politikë

Diplomati amerikan: Konfirmimi i de-eskalimit nuk është me fjalë, por me veprime të autoriteteve të Kosovës

news image

Diplomati amerikan në pension, Thomas Countryman, beson se konfirmimi i deeskalimit në veri të Kosovës nuk është në fjalët apo kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe komunitetit serb të Kosovës.

Diplomati i cili ka shërbyer në ambasadën amerikane në Beograd në mesin e viteve 1980, thotë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të lehtësojë qetësimin e tensioneve aktuale, të cilat, thotë ai, ndikojnë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy anë.

“Nëse jo një tërheqje e plotë, atëherë së paku duke kufizuar qasjen për pjesëtarët e policisë speciale dhe lëvizjet që tregojnë një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes legjitime në komunat në veri të Kosovës”, thekson Countryman.

Ai thekson se nuk pajtohet me pretendimet, të cilat dëgjohen nga radhët e autoriteteve kosovare dhe një pjesë e opinionit, se “bashkësia ndërkombëtare aplikon një lloj qasjeje më të butë ndaj Serbisë, për ta shkëputur atë nga ndikimi i Rusisë”.

“Brukseli dhe Uashingtoni po përpiqen të zgjidhin çështjet e hapura në atë rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zhurmshme dhe të qartë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë nuk i kuptojnë arsyet që mund të motivojnë një qasje të tillë”, tha Countryman.

/GazetaSinjali/